Futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme që do të zhvillohet sot mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.
Mesfushori i Arsenal në ndeshjen kundër West Hamit pësoi tronditje në kokë dhe nuk mund të luaj ditën e sotme.
Mirëpo, bëhet e ditur se përveç Xhakës, Arsenalit në këtë takim do t’i mungojnë edhe pesë lojtarë të tjerë.
Hector Bellerin, Nicolas Pepe, Dani Ceballos, Rob Holding dhe Kieran Tierney gjithashtu mbetën të lënduar, dhe nuk do të jenë pjesë e këtij derbi.
‘Tronditje, Xhaka pësoi goditje në kokë me top në sfidën ndaj West Ham Unitedit. Do të humbë ndeshjen ndaj Cityt dhe do të menaxhohet sipas protokolleve të tronditjes’, thuhet në njoftimin e klubit londinez Arsenal.
Arsenali do të përballet me Cityn në ‘Emirates stadium’ me fillim nga ora 17:30./GM