Futbollisti i Arsenalit të Londrës, Granit Xhaka, stërvit së bashku me futbollistët e Prishtinës.
Jo vetëm futbollistët e Prishtinës, por edhe Granit Xhaka, janë duke e shijuar stërvitjen e parafundit në stadiumin e qytetit para se ai përfundimisht të mbyllet për punimet e renovimit.
Granit Xhaka, po qëndron në Prishtinë dhe sot në stërvitjen e mëngjesit ka stërvitur së bashku me Prishtinën.
Përveç paraqitjes së tij në fushën e qytetit, moment për mbamendje është se sot pasdite do të mbahet treningu i fundit në barin e fushës së stadiumit të qytetit i cili ka qëndruar “stoikisht” tani e më shumë se 50 vite.