Graniti i Kosovës feston me fanellën e Jasharit pas fitores ndaj serbëve

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 23:02 | Nga Ekonomia Online

Zvicra ka mposhtur serbinë me rezultat 3-2 për tu kualifikuar në 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Ishte një ndeshje dramatike, ku helvetikët morën fitoren me plot meritë.

Xherdan Shaqiri, Breel Embolo dhe Remo Freuler shënuan golat e fitores për Zvicrën.

Ka qenë një ndeshje ku pati shumë tensione, me Granit Xhakën protagonist duke iu treguar vendin serbëve.

Mesfushori nga Kosova në fund shfaqi emocionet duke festuar shumë me bashkëlojtarët e tij.

Të ngjashme