Gratë artiste nuk janë të përfaqësuara në institucione të mëdha, kërkohet të bëhen më të zëshme

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 13:03 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council kanë prezantuar analizat statistikore “Artistet gra në Kosovë” dhe “Arti si protestë kundër shtypjes”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë organizim u prezantuan edhe analizat  statistikore për gratë në Kosovë ku sipas kësaj statistike vetëm 22% e grave janë të përfshira në rrjetin e artistëve.

Aty u tha se është momenti të flitet për pozitën e grave artiste në shoqëri, të cilat nuk janë të përfaqësuara në institucione, ekspozita, festivale etj.

U tha se tani është koha që gratë të bëhen më të zëshme dhe të përkrahen në mënyrë që ato t’i shtyjnë përpara projektet e tyre.

Drejtoresha e Galerisë së Arteve të Kosovës, Arta Agani, u shpreh e kënaqur, pavarësisht numrit të vogël të pjesëmarrjes së gjinisë femërore në vepra të artit duke thënë se pjesëmarrësit nga Kosova nuk kanë dallim nga artistët në Britani.

“Koleksioni i Glalerisë kombëtare përmban rreth 1000 vepra ku vetëm 14 janë vepra të artisteve gra. Koleksioni jonë i cili nuk është ripërtëri kohëve të fundit për shkak se nuk e kemi pasur një buxhet me të cilin na kanë premtuar, mendoj se nuk e përfaqëson situatën dhe gjendjen cilën është. Kemi përfaqësuar 7 artiste kosovare të cilat për nga ekselenca nuk janë farë mbrapa nga ato të Britanisë, e vetme është që atyre tu ipet mundësia që të bëjnë më shumë. Ne do të mundohemi që artisteve gra tu japim më shumë hapësirë, që ato të punojnë më shumë dhe t’i shtyjmë përpara”, tha ajo, raporton EO.

Millan Lluqiq, kreu i Arteve për Ballkanin Perëndimor, tha se përvoja e tij në Kosovë ka qenë një përvojë interesante, por sipas tij sa i përket barazisë së femrave në art ka shumë të flitet.

“Do të mundohemi në njërën anë të sjellim audiencë të re dhe në anën tjetër të eksplorojmë se si arti mund të ndikojë në ngjarjet në shoqëri në Ballkanin Perëndimorë. Në këto vitet e fundit kultura ka ndryshuar shumë shpejt sepse teknologjia po zhvillohet shumë shpejt. Mendoj që kultura duhet ta ketë rëndësinë e vet që të ketë mundësi të tërheqë ato audienca për të cilat po flasim”, ka thënë ai.

Ai tha se është shumë e rëndësishme që të trajtohet një çështje aq e rëndësishme siç është barazia.

“Për ne ka qenë shumë e rëndësishme të prezantojmë artin dhe të trajtojmë një çështje të rëndësishme siç është barazia. Nuk mendoj që çështja barazia është e rëndësishme vetëm për Ballkanin Perëndimor por edhe më gjerë. Do të përqendrohemi kryesisht në këtë ekspozitë në veprat e artistëve dhe do përpiqemi të gjejmë mënyrën për të trajtuar aktivitetet në një kontekst më të gjerë shoqëror”, ka thënë ai, raporton EO.

Nikola Hieltd, një koleksioniste nga British Council, tha se numri i prezantuar prej 22% të përfaqësimit të femrave në art edhe mund të jetë fryrë.

“Koleksioni vitin e kaluar ka mbush 80 vite dhe kemi punuar ndoshta 9.000 orë në këtë koleksion. 22% janë autorë po numri është i vogël pasi ndoshta numrat mundë të jenë fryrë. Këshilli britanez është ndjerë fajtorë. Të mos përqendrohemi vetëm në një shtet. Një arsye tjetër është që këshilli ka qenë fajtorë për artistët meshkuj kanë qenë më të interesuar për audiencën”, tha ajo.

Të ngjashme