Gratë deputete bëjnë homazhe te busti i Albright: Falënderues për ndikimin që pati në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Prishtinë | 24 Mar 2022 | 10:37 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i Grave Deputete dhe Drejtoresha e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg, kanë bërë homazhe te busti i ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madaleine Albright, raporton Ekonomia Online.

Ato u shprehen falënderues për veprën e ish-sekretares Albrightit dhe ndikimin që pati në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, tha se nderimi që po i bëhet asaj sot, është shenjë se do të jetë në mendjet dhe zemrat e popullit të Kosovës.

“Bashkë me grupin e grave deputete që është një grupin i të gjitha subjekteve politike po ashtu bashkë me drejtoreshën e NDI-së Nancy Soderberg, që kishe mentore direkte të punës së saj zonjën Madaleine Albright miken e madhe të Kosovës që e ndihmoi në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shprehëm sot trishtimin për humbjen e jetës së saj dhe po ashtu të tregojmë që do të jetë në mendjet dhe zemrat e popullit tonë përjetësisht”, tha Kurti

Drejtoresha e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg, tha se vdekja e ish-sekretares Albrigt e ka prekur shumë. Ajo tha se Albright ishte mentorja e saj personale.

Të ngjashme