Forumi i Gruas i LDK-së ka mbajtur konferencë për medie për nder të Ditës së Gruas, raporton Ekonomia Online.
Lirije Kajtazi, kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së, ka kritikuar koalicionin qeverisë. Sipas saj, po merr kjo Qeveri janë aq të shpjeta e që nuk po e lënë Kuvendin ta ushtrojë rolin e vet.
“Koalicion i pazareve që po udhëheq me vetvete, e që po punëson vetëm familjarë. Të gjitha masat që po merr kjo Qeveri janë aq të shpjeta e që nuk po e lënë Kuvendin ta ushtrojë rolin e vet”.
Ajo tha se me këtë Qeveri vetëm sa është thelluar varfëria dhe papunësia, duke shtuar se gratë mbeten të nënvlerësuara dhe se papunësia ka arritur në 85%.
“Ligji për Pagat i miratuar ditë më parë ka theluar varfërinë, po thellohet papunësia, është tendenca me ushqyer sektorin publik”.
“Gratë mbeten të nënvlerësuara në çdo institucion edhe papunësia është e theksuar te gratë më shumë. 85% është papunësia, disa edhe nuk kërkojnë vende pune se janë zhgënjyer”.
“Në kuvend po zvarriten çështje me interes e që po kamuflohen edhe me temat të mëdha politike. presidenti ka filluar me vizatu kufij të rinj”.
Kajtazi ka folur edhe për 29-vjetorin e themelimit të Forumit të Gruas së LDK-së dhe kontributin e tyre.
“Jemi në 29-vjetorin e themelimit të Forumit të Gruas së LDK-së. Kontributet e gruas janë të vazhdueshme, ato janë luftëtare të denja në luftën për barazi”.
“Asamblistët në Kuvendet Komunale kanë kërkuar seanca ku do të bisedohet për pozitën e gruas”.
“Udhëzimi që ka nxjerrë kryeministri Isa Mustafa për regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve ka sjellë shumë rezultate”.