Gratë e PDK-së i kërkojnë VV-së të distancohet nga Sami Kurteshi

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 14:09 | Nga

Gruaja e Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës fyese të anëtarit të strukturës drejtuese të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, ndaj ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, përdori gjuhë fyese ndaj një ministreje e gruaje dhe gjuha e tillë është papranueshme, thuhet në reagimin dërguar medieve.

Si ish-drejtues i institucionit të Avokatit të Popullit e që kishte mision të mbrojë të drejtat e qytetarëve, përfshirë të drejtën e gruas e të familjes, Sami Kurteshi, do të duhej të tregohej më i përmbajtur në deklaratat e tilla publike, sidomos ndaj një femre që përfaqëson një dikaster qeveritar.

“Lëvizja Vetëvendosjes duhet të distancohet nga një gjuhë e tillë, ndryshe heshtja e tyre është miratim ndaj këtij fjalori ofendues. Kjo vlen edhe për Shoqërinë Civile dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Po ashtu, edhe institucionet kompetente duhet të marrin qëndrim karshi deklaratave të tilla të zyrtarëve politikë.

Gruaja Demokratike thotë se e mbështet fuqishëm punën e ministres Dhurata Hoxha dhe e inkurajon atë që të vazhdojë me reformat e filluara në dikasterin që ajo drejton.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme