Gratë kërkojnë që Dita e Evropës të largohet nga lista e festave zyrtare

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 11:14 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me fillim nga ora 11 në sheshin “Skënderbeu” ishte paralajmëruar një protestë për Ditën e Evropës.  Protesta u thirr në emër të të gjitha grave lidershipe nga e gjithë Kosova, por që morën pjesë pak prej tyre, raporton Ekonomia Online.

Gratë pjesëmarrëse kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës të dinë arsyet pse Dita e Evropës duhet të jetë festë zyrtarë.

Diellëza Rama tha se shteti ka shumë për të bërë e nuk ka kohë për pushim të tilla.

Rama tha se nuk ka arsye për festimin e një datë të tillë.

Ajo më tutje shtoi se nuk janë kundër festimit përmes aktiviteteve të ndryshme.

Të ngjashme