Gratë ndërmarrëse pjesë e Forumit WVEF në Stamboll

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 10:40 | Nga

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovë G7 mori pjesë në Forumin e grave ndërmarrëse si dhe ekspozitën e Shitësve – WVEF 2017, e cila u mbajt në Stamboll gjatë 23-24 shkurt.

Në këtë ngjarje G7 u përfaqësua me 14 kompani të grave ndërmarrëse në fushën e tekstilit, shërbimeve, hotelerisë dhe tregtisë.

WVEF është iniciativë e SheTrades TIK-së, i cili synon të lidhë 1 milion gra sipërmarrëse në treg deri në vitin 2020 dhe të ndihmojë në përforcimin dhe kuptimin e shtatë akteve globale të iniciativës SheTrades.

Bizneset në pronësi të grave përfaqësojnë rreth një të katërtën e ndërmarrjeve në botë, megjithatë, shumica e bizneseve në pronësi të grave gjenden në sektorët më pak produktivë, dhe janë kryesisht të padukshëm në zinxhirët globale dhe në zinxhirët e furnizimit të korporatave dhe qeverive.

Udhëheqësit global, qeveritë dhe sektori privat duhet të bëjnë më shumë për të siguruar që gratë janë të aktivizuara për të marrë pjesë në tregtinë globale, ishte mesazhi i folësve gjatë Forumit (WVEF).

Gjatë këtij Forumi po ashtu u diskutua rreth gjetjes së zgjidhjeve për sfidat të cilat përballen gratë në tregti, e po ashtu janë mbajtur edhe takime biznes-me-biznes (B2B) në mes të shitësve dhe blerësve.

Veprimtaria dy-ditore përfshiu edhe një seri të sesioneve frymëzues që mbuluan çështjet si financimi, tërheqjen e investitorëve, negociatat e kontratës dhe si të përdorin të dhënat në vendimmarrje.

Në këtë ngjarje morën pjesë më shumë se 400 pjesëmarrëse nga mbi 50 vende, përfaqësues të qeverive, organizata ndërkombëtare si dhe sektori privat. Kjo ngjarje u organizua nga Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë (ITC) në bashkëpunim me organizatën e grave KAGIDER.

Image may contain: one or more people, people standing and indoorImage may contain: 1 personImage may contain: 3 peopleImage may contain: 11 people, people sitting

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme