20 gra në Mbretërinë e Bashkuar po ndërmarrin veprime ligjore pasi janë prekur nga një formë të rrallë të kancerit të lidhur me implantet e tyre të gjirit.
Më shumë se 50 gra janë diagnostikuar me të njëjtën gjendje në Mbretërinë e Bashkuar, dhe qindra të tjera në të gjithë botën.
Një kirurg tha që kishte boshllëqe në informacionet për implantet dhe njerëzit thuajse ishin duke u “përdorur si derra për testim”.
Një prodhues kakërkuar tërheqjen nga tregu të disa implanteve të cilat kanë qenë të lidhura me shumicën e rasteve të limfomës.
MHRA, Agjensia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor, e cila rregullon pajisjet mjekësore në Mbretërinë e Bashkuar, aktualisht është duke mbledhur të dhëna për gratë e prekura nga limfoma e qelizave të mëdha të lidhura me implantin e gjirit (BIA-ALCL).
Ajo ka vlerësuar rrezikun të jetë një në çdo 24,000 implantet e shitura.
Dhjetëra mijëra operacione të implanteve të gjirit mendohet se bëhen çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar, kryesisht në klinika private.