Gratë të cilat janë mbipeshë apo obeze, por pavarësisht kësaj gëzojnë shëndet të plotë, janë ende në një rrezik në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare.
Kështu rezulton një studim i fundit amerikan, në të cilin u analizua shëndeti i 90,257 grave në SHBA deri në 30 vjet, njofton Klan Kosova.
Ato me peshë të tepërt ishin më të afta të kishin një goditje në tru apo sulm në zemër, edhe nëse ata kishin presionin normal të gjakut dhe kolesterolin dhe nuk kishin diabet.
Obeziteti ndikon pothuajse të gjithë faktorët e rrezikut të sëmundjes kardiovaskulare, siç janë presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i tepërt dhe diabeti.
Por disa njerëz të dhjamosur nuk duket se kanë këto çrregullime metabolike, duke bërë që shkencëtarët të debatojnë nëse pesha e tepërt në fakt e rrit rrezikun e tyre.