Gratë në Kosovë vazhdojnë të diskriminohen në baza gjinore dhe legjislacioni aktual nuk është duke u zbatuar siç duhet, madje edhe njohuritë e institucioneve janë minimale në çështjen e menaxhimit të rasteve diskriminuese.
Kështu u tha gjatë lasnimit të raportit “Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë” nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), në bashkëpunim me Zyrën e BE-së, Agjencinë për Barazi Gjinore dhe Avokatin e Popullit, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e bordit të RrGK-së, Ariana Qosaj-Mustafa, tha se edhe sistemi i drejtësisë është i sfiduar.
“Shifrat dhe që tregon hulumtimi do të tregon sfidat dhe çka është duke i diskriminua. Ky projekt është projekt rajonal dhe rrjeti i grave ka roli udhëheqës, financohet nga zyra e BE-së dhe zyra suedeze ka të bëjë më gjashtë shtete, Maqedoninë, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë. Duke u bazuar në disa përvoja, institucionet relevante kanë njohuri minimale rreth rehabilitimit të diskriminimit. Disa raste raportohen, sistemi i drejtësisë është i sfiduar dhe gjykata kanë qene në mënyrë minimale zbatimin e legjislacionit. Zbatimi kundër diskriminimit vazhdon mbetet i dobët”, tha Ariana Qosaj-Mustafa.
Luigi Brussa nga Zyra e Bashkimit Evropian, raporti flet se korniza ligjore është e dobët dhe ka diskriminim në punësim dhe pushime të lehonisë.
“Jam i kënaqur qe kemi një audiencë të gjatë nga femrat dhe gratë. Pasi që është ligji pse gratë në Kosovë nuk e përkrahin të drejtën e tyre. Në Kosovë sa i përket tregut te punës raporti shfaq disa fakte që sot ende në Kosovë baza ligjore është e dobët, korniza ligjore është e dobët dhe çdo ditë ka diskimin në punësim pushimin e maternitetit dhe aspekti më i keq është ngacmimi seksual. Unë e thërras qeverinë t’i adresojë të gjitha sfidat në këtë raport. Duhet te sigurohet se Kosova ka harmonizuar mire ligjet. Qeveria e Kosovës duhet të siguroj që këto ligje janë të implementuara në praktikë”, u shpreh Brussa, raporton Ekonomia Online.
Edi Gusia nga Agjencia për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, tha se Ligjet monitorohen nga institucione të ndryshme dhe janë ligje që duhet të zbatohen nga struktura te ndryshme.
“Ne ende përballemi me stereotipat gjinore, me problemet e grave në tregun e punës në Kosovë. Ligji për barazi gjinore kërkon përfaqësim dhe pjesëmarrje në nivel 50% . Po ashtu kërkon ndërmarrjen e masave afirmative, për të arritur përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave, vajzave e djemve, në procesin e rekrutimit, strukturave dhe proceseve vendim-marrëse, fuqizim ekonomik dhe shpërndarje të burimeve” tha ajo
Sipas të gjeturave të hulumtimit, Kosova ende ballafaqohet me stereotipin gjinore. Ligji për barazi gjinore kërkon përfaqësim të barabartë për 50 për qind, ku edhe përcakton standardet për arritjen e barazive
Të gjeturat thonë se për ta përshpejtuar zbatimin e ligjit është e domosdoshme të marrim masa shtesë për t’i kompensuar disavantazhet historike dhe mosndërmarrja e masave të duhura në vete është diskriminim.
Ky hulumtim rithekson se ndërtimin i besueshmërinë ndaj institucioneve ndërtohet duke ndërtuar llogaridhënie.