Grealish i ka dhënë fjalën United, ka pranuar kushtet e kontratës me Djajtë e Kuq

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Jack Grealish është zbulimi i këtij sezoni në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer me Aston Villën, duke qenë lojtari kryesor i tyre këtë edicion.

24-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 27 takimet e luajtura këtë edicion me Aston Villën.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të vihen pas tij, por duket se garën e ka fituar Manchester United.

Mediat angleze kanë raportuar se lojtari i ka dhënë fjalën Unitedit dhe do të transferohet në verë në Old Traford.

Madje thuhet se Grealish ka pranuar edhe kushtet personale të kontratës me Djajtë e Kuq.

Tani i mbetet dy skuadrave që të gjejnë një marrëveshje për transferimin e tij në Teatrin e Ëndrrave.

Besohet se transferimi i anglezit do t’i kushtojë Unitedit më shumë se 50 milionë euro. /

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme