Greenlanda dhe fraktura e NATO-s, një skenar i rrezikshëm për Kosovën

Prishtinë | 10 Jan 2026 | 12:15 | Nga Shenoll Muharremi

Trump kish thanë “Greenlandën ose e marrim me hatër ose me zor”. E gjithashtu është përmend me i “ble” qytetarët, me iu dhënë deri 100,000 USD secilit për me pranu me u ba pjesë e SHBA-së.

Pas asaj që kemi parë në Venezuelë, sikur në filmat e Hollywood, gjithcka është e mundshme apo asgjë nuk është e pamundur me ndodhë. Po jetojmë në një botë në tranzicion ku pasiguria është emri dhe mbiemri.

Puna është që për kulturën politike të Europës, kjo është e papranueshme. Dmth aleatët mes vete me u armiqësu për shkak të territorit. E më së shumti këtu problem e ka NATO. E dijmë që marrëveshja thotë që kur një aleat sulmohet, tjerët duhet me intervenu.

E Danimarka ka thënë që është e papranueshme që SHBA me aneksu Greenlandën. Kryeministrja e Danimarkës ka thënë që ky mundet me qenë fundi i NATO-s.

Edhe Kryeministri i UK-së, një aleat tepër i afërt, nuk e ka përkrahë SHBA-në në këtë “sipërmarrje”, po ka qëndru me Danimarkën. Hera e parë në jetë që e shoh UK-në me pas një qëndrim ndërkombëtar të sigurisë që nuk është në favor të SHBA-së. E kryeministrja e Italisë ka deklaru që “kishte me qenë shumë keq për NATO-n” nëse ndodh diçka.

….

Sa herë ka pasiguri rreth NATO-s, më kujtohet libri i John Bolton, The Room Where It Happened. Si dihet, Bolton ka qenë njëri nga Këshilltarët e Sigurisë Kombëtare të Trump I (SHBA-së). Ai në libër tregon shumë gjëra se si janë vendosur gjërat dhe si mendon Trump.

Mes tjerash, në një vend, nëse më kujtohet mirë, ai thotë që Trump ishte duke e “prishë” NATO-n, kryesisht për shkak se aleatët europianë nuk paguanin si duhet nga GDP-ja e tyre. Dmth ka pas momente ku Trump e ka konsideru me dalë prej NATO-s, edhe pse ai është i kthyeshëm dhe zemërbutë; e kemi parë disa herë.

Edhe pse ky skenar është larg të qenit real aktualisht, nuk është i pamundur. Nëse SHBA avancon me qëllimet e saja në Greenland, ky mundet me qenë fillimi i një ndarje të theksuar mes SHBA-së dhe Europës. Edhe ashtu SHBA, origjinalisht në fillim të mandatit, ka tregu që dëshiron me i tërheq trupat nga Europa, edhe pse pastaj ky qëndrim është zbutur dhe korrigjuar sadopak.

Kosova, ne, duhet me i pas parasysh të gjitha skenarët e mundshëm rreth sigurisë europiane. NATO për ne është thelbësore, për sigurinë tonë kombëtare, integritetin dhe sovranitetin. Secili acarim i raporteve mes aleatëve të NATO-s mundet me pas pasoja të mëdha për Kosovën.

Mos të harrojmë gjithashtu që SHBA po tërhiqet nga shumë organizata ndërkombëtare. Faktikisht, krijohet përshtypje që rendi ndërkombëtar që e njohim po shthuret.

Edhe pse është larg mendsh me ndodh diçka menjëherë dhe dramatikisht, të gjitha skenarët duhet me i mendu dhe me gjetë alternativa dhe me u adaptu në një situatë shumë dinamike të sigurisë dhe arkitekturës europiane dhe globale.

Të ngjashme