Grenell pas takimit në Bruksel: Kurti hodhi poshtë çdo ide që presidentët e ShBA-së i dhanë Kosovës

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Pas takimit të sotëm në mes të Kurtit dhe Vuçiq në Bruksel, i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje, ish i dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se dëshiron të rikujtojë se kryeministri Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët amerikanë kanë dhënë për Kosovën.

“Rikujtim, Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët amerikanë i kanë dhënë Kosovës. Të dy presidentët, ai demokrat dhe ai republikan. Ky është vetëm një fakt”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Të ngjashme