Grenell për dokumentin slloven: Mediet po i zmadhojnë spekulimet

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amrikës për dialogun me Serbinë, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me dokumentin jozyrtar të publikuar nga një medium slloven, ku flitet për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Në profilin e tij në Twitter, Grenell i ka reaguar një raportimi të mediumit të Lindjes së Mesme “Al Jazeera”, ku thuhet se dokumenti për kufijtë ku përfshihet copëtimi i Bosnje e Hercegovinës dhe bashkimi Kosovë-Shqipëri, “ngjallë” frikën për dhunë në rajon.

Ish-ambasadori i përfshirë në çështjen Kosovë-Serbi, thotë se nuk ka dëgjuar që dikush në Bashikimin Evropian apo në SHBA i ka dhënë kredibilitet këtij dokumenti.

Për këtë çështje, ai ka fajësuar mediat se në një far forme po i zmadhojnë spekulimet.

“Nuk kam dëgjuar askënd as në BE as në qeverinë e SHBA-ve që t’i jap kësaj kredibilitet. Media po i zmadhon spekulimet”, ka shkruar Grenell.

Të ngjashme