Departamenti i Shtetit Amerikan ka demantuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se ka një marrëveshje sekrete mes Prishtinës e Beogradit, që përfshinë madje edhe shkëmbimin e territoreve. I dërguari i posaçëm presidencial i SHBA’s, ambasadori Richard Grenell është lajmëruar së fundi duke shpërndarë një postim të Petrit Selimit në Twitter. Aty thuhet se për të […]
Grenell, shpërndan postimin e Selimit: Të gjithë tregtarët e komploteve e lajmeve të rreme i mbyll deklarata e Amerikës

Departamenti i Shtetit Amerikan ka demantuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se ka një marrëveshje sekrete mes Prishtinës e Beogradit, që përfshinë madje edhe shkëmbimin e territoreve.
I dërguari i posaçëm presidencial i SHBA’s, ambasadori Richard Grenell është lajmëruar së fundi duke shpërndarë një postim të Petrit Selimit në Twitter.
Aty thuhet se për të gjithë tregtarët e komploteve dhe lajmeve të rreme kjo deklaratë e përbashkët i mbyll të gjitha ato lajme.
“Kjo e mbylli. Ishte shumë e nevojshme për të gjithë tregtarët e komploteve dhe lajmeve të rreme. Deklarata e përbashkët e të Dërguarit Special Presidencial, Richard Grenell dhe Ambasadorit Philip Kosnett, si dhe Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer për Kosovën”, ka shkruar Selimi në Twitter.
Kujtojmë se Departamenti i Shtetit Amerikan ka reaguar dje dhe ka treguar qartazi se nuk ka asnjë marrëveshje sekrete e as shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.
“Duam të bëjmë të qartë se uk ka asnjë marrëveshje me shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë, siç po spekulojnë disa. I dërguar special i presidentit, Richard Grenell, nuk ka diskutuar asnjëherë diçka të tillë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.
This settles it. Much needed for all the peddlers in conspiracies and fake news. Joint Statement of Special Presidential Envoy @RichardGrenell, Ambassador Philip Kosnett, and Special Representative for the Western Balkans Matthew Palmer on #Kosovo – https://t.co/SSBVkoavEq
— Petrit Selimi (@Petrit) March 26, 2020











