Ekonomia Online
FUNDIT

Grenell: Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë

Grenell: Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë

I dërguari presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misioni speciale, Richard Grenell ua ka uruar kosovarëve 17-vjetorin e pavarësisë. Ai kujtoi në një postim në Facebook “padrejtësinë e rëndë” që tha se po i bëhet “atit themelues të shtetit të Kosovës”, Hashim Thaçit. “Megjithatë, ky përvjetor është i errësuar nga një padrejtësi e […]

I dërguari presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misioni speciale, Richard Grenell ua ka uruar kosovarëve 17-vjetorin e pavarësisë.

Ai kujtoi në një postim në Facebook “padrejtësinë e rëndë” që tha se po i bëhet “atit themelues të shtetit të Kosovës”, Hashim Thaçit.

“Megjithatë, ky përvjetor është i errësuar nga një padrejtësi e rëndë. Ati themelues i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, duhet ta festonte sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë”, shkroi Grenell.

Ai shkroi se “europianët kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”.

“Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës”, shtoi Grenell.

Zyrtari i lartë amerikan tha se “kjo burgosje e padrejtë duhet të marrë fund”, ndërsa postimin e mbylli me një “#Jack Smith”, emrin e prokurorit i cili i akuzoi ish-krerët e UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

I wish all my friends in #Kosovo a joyous and safe celebration on the 17th anniversary of their independence.

However, this milestone is overshadowed by a grave injustice. The founding father of Kosovo’s statehood, President Hashim Thaçi, should be celebrating today in Pristina…

— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 17, 2025

Të ngjashme