Grenell thotë se është bërë progres i jashtëzakonshëm këtë javë në Prishtinë e Beograd

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se është bërë një progres i jashtëzakonshëm këtë javë në Prishtinë dhe Beograd.

Një delegacion i SHBA-së i udhëhequr nga Grenell ka vizituar të hënën Prishtinën, ku u takua me liderët e vendit, ndërsa sot në Beograd është takuar me liderët e Serbisë.

Është biseduar për implementimin e marrëveshjes së arritur në 4 shtator në Washington.

“Liderët e Odave Ekonomike në Serbi dhe Kosovë kanë mbështetur – dhe kanë paralajmëruar se do të punojnë së bashku për të implementuar marrëveshjen historike të ndërmjetësuar nga Donald Trump. Progres i jashtëzakonshëm këtë javë në Prishtinë dhe Beograd!” – ka shkruar Grenell në Twitter

Të ngjashme