Grenell vjen në Kosovë, darkë pune me Thaçin

| 22 Jan 2020 | 17:19 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sonte do të zhvillojë darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Siç merr vesh Ekonomia Online kjo darkë pune do të nisë sonte në orën 19:30 në një restaurant në Prishtinë.

Grenell ka mbërritur sot në Prishtinë, do të qëndrojë edhe nesër, ndërkohë të premten udhëton drejt Beogradit

Të ngjashme