Ditët e kaluara të javës janë përcjellë me zhvillime të rëndësishme sa i përket dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në Prishtinë e Beograd ka qëndruar i dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Për takimin e Grenell në Beograd është shkruar shumë në mediat serbe.
Një artikull i është kushtuar edhe nga gazeta “Kurir”, lidhur me takimin Grenell-Vuçiq.
Këshilltarja për media e Vuçiqit madje ka thënë se në takimin me përfaqësuesin Special të Trumpit ka ndodhur diçka e çuditshme.
“Vuçiq ka mbajtur shënime për vete”, ka thënë ajo.
Tutje ka deklaruar se Vuçiq pas daljes nga takimi nuk ka folur me askënd prej njerëzve të tij të afërt për disa minuta, pasi i është dashur ta rimarrë veten pas takimit me Richard Grenell.
E lidhur me këtë takim në mediat serbe po raportohet se njeriu i Donald Trump i ka kërkuar Vuçiqit që të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, shkruan Kurir përcjellë Klan Kosova.
Vuçiq dje ka dhënë disa detaje sa i përket takimit që ka pasur me Richard Grenell, duke thënë se ka qenë një bisedë e vështirë.
Kreu i shtetit serb tutje ka shtuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe i ka bërë me dije popullit serb e Serbia nuk do të marrë asgjë, pasi askush nuk ofron asgjë.