Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si nikoqir e ka pritur në darkë të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell, raporton Ekonomia Online.
Para se të nisin darkën e përbashkët Thaçi dhe Grenelli u prononcuan për medie.
Thaçi fillimisht falënderoi ambasadorin Grenell për ndërmjetësimin në arritjen e marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, teksa tha se roli i ShBA-së është i pakontestueshëm dhe se shumë shpejt do të arrihet edhe marrëveshja përfundimtare me Serbinë.
Po ashtu Thaçi e njoftoi Grenellin edhe me zhvillimet e fundit politike në vend, duke përfshirë edhe mandatimin e Kurtit për të formuar Qeverinë e re.
“E falënderoj ambasadorin që ka ardh në Kosovë. dua të falënderoj për marrëveshjen që kemi arritur për linjën ajrore Prishtine-Beograd. Roli SHBA-së është i pa kontestueshëm dhe me Trump do të arrijmë deri te marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë. Unë kam nominuar kandidatin për kryeministër dhe tash i mbetet partive të punojnë dhe Grenell nuk është për çështje të brenda hv me dhe ne do të diskutojmë për dialogun”, tha Thaçi.
Ndërsa ambasadori Grenell tha se presidenti Trump është shumë i interesuar që të ketë një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të ketë edhe një zhvillim ekonomik të të dyja vendeve.
Ai tha se kjo është e domosdoshme pasi që Kosova dhe Serbia kanë çështje të pazgjidhura politike dhe së pari duhet të zgjidhen këto çështje që të ketë mirëqenie dhe të ketë një ekonomi të lirë
“Presidenti Trump është i interesuar për të arritur marrëveshje e cila do të ishte e mirë për të dyja vendet Kosovën dhe Serbinë dhe e cila do të ishte në interes të qytetarëve dhe e cila di të sillte të mira ekonomike. Kosova dhe Serbia kanë çështje të pazgjidhura politike dhe së pari duhet të zgjidhen këto çështje që të ketë mirëqenie dhe të ketë një ekonomi të lirë”, tha Grenell.
“Presidenti Trump nuk dëshiron që të kthehet mbrapa, ne dëshirojmë të arrijmë progres që Serbia dhe Kosova duhet të fokusohen tek njerëzit. Ajo që Trump është i fokusuar, duhet të ju jepni të mira materiale njerëzve atë që ata edhe e meritojnë, njerëzit e meritojnë të kenë punë dhe një të ardhme më të mirë. Dhe ajo që dua të bëj unë është që të i shtyjë liderët e të dyja vendeve të bëjnë këto kjo është ajo që ne kemi nevojë, ne kemi nevojë për marrëveshje ekonomike”, tha Grenell.
Grenell nesër do të takohet me partitiv politike për të biseduar rreth krijimit të institucioneve. Ai gjithashtu nga Kosova do të udhëtojë për në Serbi ku të premten në mëngjes do të takohet me presidentn serb Aleksandar Vuçiq.
Ardhja e Grenellit vjen në Kosovë dhe Serbi vjen dy ditë pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore mes këtyre dy vendeve.