Grenelli e favorizon Thaçin.
Në momentin kur e kam dëgju Hashim Thaçin kah e thirr Grenellin me emrin përkëdhelës -Ricky, e kam ditë që ‘i kena la durtë’.
Unë kishe e ka fjalën për Ricky Martinit vallahin, se nuk më ka ra rasti në jetë me ndëgju një politikan duke e thirr me emër përkëdhelës një politikan tjetër.
Se nuk është normale që zyrtarisht me thirr njëri-tjetrin me ‘pet name’.
Emri përkëdhelës përdoret për ta shprehur afërsinë.
Prandaj nuk përdoret publikisht.
Emrat përkëdhelës janë veç për përdorim të brendshëm.
Për shembull, si m’i thënë Merkelit ‘Hej, Keli’!
Ose Sali Berishës: Hej, Saki!
Ose Putinit: Ej, Tuna.
Ose Molliqajt: Hej, Shpifo.
S’shkon.
Grenelli ashiqare ka konflikt interesi, sepse më së shumti po i pëlqen Hashim Thaçi.
Çkado që bën Albini, Ramushi, Kadriu, atij i duket pak sepse të gjithë i krahason me Thaçin, dhe këdo Grenelli që e krahason me Thaçin, i del ‘i keq’.
Grenelli si unë, magnet për ata që e kanë humbur fuqinë dhe udhën n’oborr, si Thaçi.
Por, që e favorizon Thaçin nuk është punë për të, sepse për Grenellin nuk ekziston sot Kosova, për të ekziston veç Hashim Thaçi.
Qe, edhe Tim Judah po ma vërteton ‘shqetësimin’ tim, edhe Judah po thotë se BE e di (anipse deri tani po e hesht) se Grenelli e favorizon Thaçin.
Grenelli nuk ka të drejtë me favorizu Thaçin, as askënd.
Duhet me ja sqaru djalit se Hashimi nuk është shtet, por është njeri.
P.S. Sipas burimeve të mia shpirtërore dhe metafizike, Grenelli e quan Hashimin me dy emra përkëdhelës ‘Benxhi’ dhe ‘Grizzly’ 😂.