Një shtetas i Shqipërisë i cili po vuante dënimin për trafikim të drogave në Greqi, është gjetur pa ndjenja në qelinë e tij.
Autoritetet menjëherë e kanë dërguar shqiptarin në spital ku gjendja e tij thuhet të jetë stabile.
Sipas medieve greke i burgosuri kishte arritur në këtë gjendje pas konsumimit të tepruar të alkoolit.
Lidhur me këtë ka nisur një hetim për të kuptuar se si i burgosuri kishte gjetur alkool brenda burgut, shkruan lapsi.al, transmeton Klan Kosova.