Tre shtetas shqiptarë të dënuar për vjedhje dhe hyrje me forcë në shtëpi, të arrestuar më 13 qershor, janë arratisur nga qelitë e Departamentit të Policisë së Argyroupolit.
Shqiptarët u pikasën nga oficerët e policisë, që u përpoqën t’i ndalnin pa sukses, pasi ata arritën të kapërcenin gardhin dhe të largoheshin prej andej, raporton Tch.
Ata ishin arrestuar 6 ditë më parë si anëtarë të një bande përgjegjëse për mbi 70 raste vjedhjeje në Qarkun e Atikës, me një total prej mbi 400 mijë euro të siguruara nga këto veprime të paligjshme.