Greqia hap baret dhe restorantet

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Rihapen pas shumë muajsh restorantet, kafenetë dhe baret e Greqisë, por me kufizime, duke përfshirë mbylljen e hershme, në orën 22:45.

Sipas një vendimi të qeverisë greke bizneset e ndryshme të shërbimeve të ushqimit dhe pijeve do të lejohen të shërbejnë vetëm në ambiente të hapura të paktën deri më 10 Maj.

Por kushtëzimet si pasojë e Covid-19 janë të dukshme pasi të gjithë stafet dhe pronarëve që punojnë në këto ambiente do t’u kërkohet të kryejnë teste të Covid-19, ndërsa vetëm klientët e ulur mund të shërbehen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme