Greqia hap kufijtë tokësorë me Shqipërinë nga 1 korriku

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Greqia po përgatitet që të hapë pikat kufitare të vendit me shtetet e tjera përfshirë edhe Shqipërinë që prej datës 1 korrik.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, bëri me dije se duke filluar nga data 1 korrik do të hapen edhe aeroportet si dhe pikat e kalimit kufitar tokësor, ndërsa do të lejohet të ankorohen tragete në të gjitha portet e vendit.

Në listën e pikave kufitare që do të hapen janë edhe Kakavija me Kapshticën. Greqia do të hapë gjithashtu edhe pikat kufitare me Maqedoninë, Bullgarinë dhe Turqinë.

“Nga pasnesër, ardhja e anijeve nga jashtë në portet greke është e lejueshme. Në të njëjtën kohë, po hapen kufijtë hyrës të Evzoni, Kakavisë, Kapshticës, Promachonas, Nymfaia, Kastania dhe Kipi. Qeveria vazhdon të përgatitet për të siguruar mbrojtjen maksimale të mundshme të shëndetit të punëtorëve në industrinë e turizmit si dhe të gjithë frekuentuesit në destinacionet turistike“, u shpreh Petsas

Të ngjashme