Greqia i ngre bust Kaçifasit, personit që u vra në Shqipëri pasi shtiu ndaj policisë

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Vazhdojnë ta quajnë hero në Greqi, minoritarin grek Konstandinos Kaçifas që mbeti i vrarë në shkëmbim zjarri me forcat RENEA, pasi më parë kishte qëlluar mbi policinë e Gjirokastrës në Bularat.

E teksa etiketimi s’përbën aspak problem, duket se çmenduritë nuk kanë të ndalur në radhët e grekëve për Kaçifas, raporton TopChannel.

Kështu media greke “iefimerida.gr” shkruan se në Greqi do të ngrihet një bust për Ka[ifasin që ju vërsul me armë policisë shqiptare.

Idenë e ka hedhur kryebashkiaku i qytetit Argo, Dimitris Kaboçon, i cili i ka propozuar këshillit bashkiak që të miratojnë një vendim për ngritjen e bustit të Kaçifasit.

“Kjo është një gjë e mirë për historinë tonë moderne”, është shprehur kryebashkiaku gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak, i cili ka kritikuar opozitën që votoi kundër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme