Greqia është bërë vendi i fundit evropian që ka identifikuar rastin e parë të COVID-19 me variantit indian.
Agjencia e Shëndetit Publik ka thënë në një deklaratë se varianti indian u zbulua te një 33-vjeçare, e cila jeton në zonën e Athinës dhe kishte udhëtuar në Dubai më 4 prill.
Gruaja kishte simptoma por nuk u shtrua në spital, sipas deklaratës së agjencisë. Simptomat e saj kanë qenë të lehta dhe tashmë 33-vjeçarja është rikuperuar nga virusi.
Ndërkohë, Zvicra, një tjetër shtet evropian, raportoi rastin e parë të variantit indian të shtunën.