Greqia do të nisë javën e ardhshme bisedimet me Turqinë rreth diskutimeve të tyre për pretendime territorial por asesi nuk do të diskutoj rreth sovranitetit të saj.
Kështu ka deklaruar kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis të mërkurën para ligjvënësve në Parlamentin e Greqisë. shkruan Reuters.
Bisedimet mes dy vendeve thuhet se do të nisin më 25 janar të këtij viti në Stamboll, pas një pauze prej 4 vjetësh.
“Ne do të marrim pjesë me optimizëm dhe vetëbesim”, tha Mitsotakis duke shtuar se “nuk do të ketë diskutime mbi sovranitetin e vendit”.
Ankaraja dhe Athina zyrtare kanë mbajtur 60 runde të bisedimeve nga viti 2002 e deri në vitin 2016, por vitin e kaluar pati sërish probleme mes dy vendeve për shkak të një anije studimi që Turqia dërgoi në ujërat që pretendohet se janë të Greqisë.
Greqia dëshiron të diskutojë vetëm shënimin e zonave detare në Egje dhe Mesdhe ndërkaq Turqia thotë se të gjitha çështjet duhet të diskutohen, duke përfshirë hapësirën ajrore dhe statusin e disa ishujve të Egjeut.