Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi sot vizitë historike në Greqi për të përshpejtuar ngrohjen mes dy vendeve fqinje, marrëdhëniet e të cilëve janë përkeqësuar nga mosmarrëveshje të shumta.
Gjatë takimit me kryeministrin grek, Cipras po edhe me presidentin Pavlopoulos, Erdogan përdori një gjuhë të rreptë.
Erdogan kritikoi rishikim të marrëveshjes së Lozanit ku sipas tij ky marrëveshje që është nënshkruar në kushte të jo favorshme për palën turke ka sjelle gjithnjë diskriminime për popullin turk në Turqi po edhe për minoritetin turk në Greqi.
Karshi akuzave të fuqishme të Erdoganit, presidenti grek Prokopis Pavlopoulos zgjodhi të ruaj qetësinë e tij, ai disa herë tentoi të përgjigjej por nuk arriti të formulonte një përgjigje ashtu siç duhej gjë që shkaktoi reagime të mëdha në vend.
Shumica e përdoruesve të rrjeteve sociale kritikuan atë për “mosdije” dhe “mos-përgatitje” madje kanali grek “EPT 1” gjatë transmetimit të drejtpërdrejt vendosi skica tek fytyrat e dy presidentëve ku për Erdoganin zgjodhi një ujk, kurse për Prokopisin një dele.