Vizita e Erdoganit ‘bllokon’ Shqipërinë, policia mbyll rrugët, mijëra vetura ngujohen

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan ka filluar vizitën e tij disa orëshe në Shqipëri. Ai u prit nga kryeministri Rama dhe truproja e nderit.

Në ceremoninë e mbajtur në Rinas u kënduan himni turk dhe ai shqiptar dhe më pas Rama dhe Erdogan prezantuan njëri-tjetrin me ministrat dhe delegacionet respektive.

Policia ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie me rastin e vizitës së Erdogan në Shqipëri duke bllokuar të gjitha rrugët përreth aeroportit të Rinasit.

Kjo ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa akse në trekëndëshin Tiranë-Vorë-Laç ku mijëra makina kanë mbetur tashmë në rrugë në pritje të largimit të Presidentit turk nga vendi ynë në mënyrë që policia të lirojë rrugët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme