Greqia duket se ka menduar një strategji të për të tërhequr investitorët e huaj. Ligjvënësit kanë hedhur idenë e zbatimit të një takse të sheshtë prej 100 mijë euro për të gjithë profesionistët e kualifikuar që janë të gatshëm të jetojnë në Greqi.
Qeveria e Kyriakos Mitsotakis, që prej marrjes së detyrës në muajin korrik, ka kërkuar mënyra të reja për të nxitur rritjen dhe lëvizja e fundit është pjesë e një reforme më të madhe tatimore, e cila përfshin gjithashtu norma më të ulëta për bizneset dhe familjet, si dhe një taksë prej 15 për qind për aksionet e bursës.
Taksa e sheshtë synon të barazojë diçka që është paraprakisht e barabartë, pra të gjithë ata që fitojnë sasinë e njëjtë të paguajnë shumën e njëjtë të tatimit.
Administrata e kryeministrit Mitsotakis synon një rritje rreth 2.8 për qind për vitin e ardhshëm, një nivel të cilin kreditorët dhe institucionet e tjera e kanë konsideruar si tepër optimist. Sipas tyre shteti duhet të bëjë më shumë për të lehtësuar sfidat e biznesit vendas. Ndaj ata mendojnë se tërheqja e investimeve duhet të ketë si qëllim kryesor krijimin e vendeve të punës, duke pasur parasysh që investimet kapitale fikse ishin 20.6 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto para krizës së borxhit dhe qeveria tani projekton që brenda 2020-së ato të arrijnë në 13.1 për qind, përcjell Telegrafi.
Kështu sipas planit të ri, investitorët që zhvendosen në Greqi do të paguajnë taksën e sheshtë 100 euro euro shtuar dhe 20 euro euro për secilin anëtar të familjes. Por, atyre iu kërkohet të jenë në vend të paktën 183 ditë në vit dhe të investojnë 500 mijë euro në ekonominë vendase për tre vitet e para si banorë. Programi është planifikuar të zgjasë 15 vjet.
Investitorët që vendosin të investojnë rreth 1.5 milion euro do të shohin se barra e tyre fiskale gati përgjysmohet, ndërsa investimet tre milionë euro e ulin barrën në 25 mijë euro.
Plani ka për qëllim nxitjen e investimeve në sektorin e teknologjisë, uljen e taksave për nivelin lartë menaxherial, stimulimin e investitorëve për t’u zhvendosur në Greqi dhe frenimin “largimit të trurit”, pra të rinjve të kualifikuar jashtë vendit. Kurse, projektligji pritet të votohet deri në fund të muajit nëntor.