E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Greta Koçi shpjegoi njëherë e mirë arsyen pse ne nuk kemi dëgjuar kurrë të flitet për jetën e saj private dhe as nuk kemi për të dëgjuar, të paktën derisa këngëtarja të zgjedhë burrin me të cilin do të kalojë jetën.
Pas pyetjeve që lidheshin me karrierën dhe pjesëmarrjen në ‘Dance with me’ krah Nard Ndokës, Rudina e pyeti për të rejat në jetën personale.
“Nuk është ndonjë siklet të thuash që po njoh dikë, por momentalisht nuk kam diҫka konkrete,”- tha 25-vjeçarja. “Unë do të doja që pjesën private ta kem private. E di që për publikun është interesante të dëgjojë, por unë jam natyrë tradicionale. Në momentin që unë do vendos dhe do ta bëj publike lidhjen time, ai do të jetë bashkëshorti im”, përfundoi ish-kryetarja e FRPD.
Greta pranoi se prioritet për të aktualisht është vetëm karriera, prandaj kërkon që vëmendjen mediatike ta marrë për punën e saj më shumë sesa nga jeta private.