Grevë një orëshe në të gjitha institucionet arsimore

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Të enjten të gjitha institucionet arsimore në Kosovë kanë mbajtur grevë një orëshe, raporton Ekonomia Online.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, përmes kësaj greve një orëshe, kanë shprehur pakënaqësinë për koeficientin për arsim dhe ligjin për Pagat.

SBASHK edhe gjatë të mërkurës kishte bërë me dije se nëse këto dy kërkesa nuk plotësohen atëherë fillimi i gjysmë vjetorit të dytë në datën 14 janar, do ta gjejë arsimin në grevë të përgjithshme në kohë të pacaktuar.

Siç ka njoftuar SBASHK-u, çerdhet kanë mbajtur grevë nga ora 07:00 deri në orën 08:00, shkollat fillore dhe të mesme orën e parë të mësimit ndërsa universitetet nga ora 08:00 deri në orën 09:00, raporton EO.

Ky është vendimi i SBASHK-ut:

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme