Antoine Griezmann ka thënë se kishte qenë shumë e vështirë ta refuzonte Barcelonën gjatë verës, por ka thënë se përkrahja që e kishte pasur te Atletico Madrid e kishte ndihmuar të bindej që të rrinte.
Kampioni i botës me Francën ishte lidhur ngushtë me një kalim në Camp Nou, por zbuloi se kishte vendosur të mbetej në Atletico përmes një video të publikuar në vigjilje të Kupës së Botës.
“Vështirë të refuzohej Barça? Po, shumë e vështirë”, ka thënë Griezmann për Canal Plus.
“E keni Barçën që ju kërkon, që ju thërret, që ju dërgon mesazhe”.
“Por pastaj është klubi ku gjendesh, në të cilin je një lojtar i rëndësishëm dhe ku po ndërtojnë një projekt rreth teje”.
“Çfarë ma ktheu mendjen? Kur pashë bashkëlojtarët e mi, posaçërisht trajnerin pas ndeshjes ku isha fishkëlluar, ai më erdh befas në shtëpi për të më qetësuar dhe për të folur me mua dhe të ma dëshmonte se kisha besimin e tij”.
“Në pavetëdije, të qenit lejtnant i Messit mud të ketë luajtur rol”, ka shtuar francezi.