Është regjistruar viktima e parë nga gripi i derrave në Maqedoni.
Klinika e sëmundjeve të fëmijëve njoftoi se mbrëmë rreth orës 23:30 minuta ka ndërruar jetë pesëvjeçarja nga Shkupi e cila ka qenë e shtrirë në repartin e neurologjisë në gjendje të rëndë dhe me simptome neurologjike.
Nga Klinika njoftojnë se është thirrur mbledhje ekipit mjekësor dhe më pas vajza është transferuar në repartin e kujdesit intenziv ku është konstatauar gripi H3N1 Influenca A që ndryshe njihet si gripi i derrave, raporton AlsatM.
Paraprakisht vajza është trajtuar në Institutin e sëmundjeve të mushkërive në Kozle për tre ditë me radhë, ku pas përkeqësimit të theksuar është transferuar në Klinikën e sëmundjeve të fëmijëve në Shkup.