Gripi sezonal mund të rrezikojë fëmijët, mjekët japin këshilla mbrojtëse

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 07:51 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sezoni i vjeshtës çdo vit përcjellët me viruse të ndryshme që shkaktojnë probleme shëndetësore tek fëmijët. Por këtë vit një grip i tillë ende nuk është shfaqur.

Nga Klinika Pediatrike e QKUK-së bëjnë të ditur se janë duke trajtuar disa fëmijë si shkak i infeksioneve virusale.

Pediatrja në këtë klinikë,  Arbnora Batalli-Këpuska, thotë për EkonomiaOnline se ende nuk është evidentuar ndonjë rast i fëmijëve me virus të gripit sezonal.

“Gripi është një sëmundje virusale e cila shkaktohet nga virusi i gripit. Aktualisht nuk kemi raste të evidentuara me virus të gripit, por kemi fëmijë të cilët hospitalizohen për shkak të infeksioneve virusale, të cilat kryesisht janë të tipit respirator”, tha ajo.

Më tej, Batalli-Këpuska, tregoi se gripi mund të shkaktojë disa lloje të simptomave siç janë ato të temperaturës, kollitje e komplikime si pneunomi e bronhit.

Mirëpo, që kryesisht vdekje të fëmijëve si pasojë e virusit të gripit, thotë të mos ketë pasur.

Meqë tani jemi në sezonin ku fëmijët mund të atakohen nga virusi i gripit, ajo thotë se duhen të merren masa parandaluese.

“Së pari duhet ushqimi i shëndetshëm më së shumti preferohen pra pemët, perimet dhe pastaj fëmijët të cilët janë të sëmurë të mos dërgohen në kopshte parashkollore për shkak të mundësisë së përhapjes të infeksionit”, tregoi ajo.

Vitin e kaluar, Batalli-Këpuska, thotë të ketë pasur infeksione të shumta me virusin e gripit sezonal, e të cilat janë evidentuar edhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShP).

Madje, Klinika e Pediatrisë atë kohë ka qenë me mbingarkesë për shkak të rinovimit të dy reparteve.

“Vitin e kaluar kanë qenë duke u rinovuar dy reparte dhe ka qenë pak një mbi ngarkesë për repartet tjera. Tani Pediatria është rinovuar, kushtet janë optimale dhe secili fëmijë e ka shtratin e vet”, ka thënë ajo.

Të ngjashme