Gripi sezonal, shkaktohet tollovi në Qendrat Familjare në kryeqytet

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 16:40 | Nga

Komuna e Prishtinës njofton se në muajin e fundit, për shkak të virozave sezonale (gripit sezonal), ka një fluks shumë të shtuar nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare në Komunën e Prishtinës. Andaj, kërkojnë mirëkuptimin dhe konsideratën e qytetarëve për stafin shëndetësor, i cili sipas tyre është duke dhënë maksimumin.

Ky fluks, sipas njoftimit thuhet se ka marrë gati përmasat e një epidemie nga gripi, po vështirëson shumë qasjen dhe kryerjen e shërbimeve të shpejta nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare, por edhe punën e personelit shëndetësor nëpër këto Qendra.

“Pavarësisht përkushtimit të jashtëzakonshëm të stafit, është shumë e vështirë që të përballet me qindra qytetarë nëpër çdo Qendër gjatë ditës. Vetëm në repartin e Pediatrisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, muajin e fundit ka pasur rreth 6000 pacientë. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr.5 gjatë një muaji ka pasur mbi 600 dhënie infuzionesh dhe mbi 2500 injeksione në mënyrë që në asnjë moment pacientët të mos referohen dhe maltretohen në qendra tjera”, thuhet në njoftim.

Kjo situatë është e njëjtë edhe në Qendrat e tjera të Mjekësisë Familjare. Duke pasur parasysh edhe numrin e pamjaftueshëm të personelit shëndetësor dhe fluksin edhe nga pacientë nga Komunat tjera, kjo po e shton akoma më shumë këtë problem.

15300657_1470818669614518_1024002852_n

15310279_1470819272947791_1339840905_n

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme