Xhemile Susuri nga Komuna e Prizrenit është gruaja më e vjetër në Kosovë.
Ajo tashmë i ka mbushur plot 112 vjet. Është nënë e 10 fëmijëve e tash ka mbi 100 nipa e mbesa.
Doktori Xhevat Elezkurtaj, ka bërë të ditur se nënë Xhemilja është vizituar në QKMF-në në Prizren.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Elezkurtaj ka thënë se ajo gëzon shëndet të mirë.
“Një ndjenjë e veçantë për mjekun kur të viziton një gjyshe të mirë dhe të shëndoshë të moshës 112-vjeçare. Jetë të gjatë për Xhemile Susurin”, ka shkruar doktori.
Më parë kur ishte pyetur për jetëgjatësinë ajo ka thënë se ka ngrënë vetëm bukë misri dhe kos e qumësht.