Gruaja e Joe Biden e puth në buzë burrin e Kamala Harris

Prishtinë | 08 Shk 2023 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një situatë kurioze u krijua pak para fjalimit të Joe Biden në Washington.

Zonja e parë, Jill Biden prshëndeti bashkëshortin e Zëvendës-Presidentes Kamala Harris me një puthje të këndshme.

Puthja nuk ishte për presidentin amerikan Joe Biden, i cili tashmë ishte pozicionuar në foltore, por për Doug Emhoff, bashkëshortin e zëvendëspresidentes Kamala Harris.

Si përshëndetje, zonja e parë dhe zotëru i dytë u puthën në auditorin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Klipi i skenës ishte u bë viral, ani pse ishte krejt i paqëllimshëm.

Të ngjashme