Marie Curie ishte një fizikane e kimiste polake e natyralizuar si franceze. Ajo e njohur për kërkimin e saj në radioaktivitet (një term që e shpiku ajo vetë), i cili ishte instrumenti kryesor në zhvillimin e radiografisë dhe kirurgjisë.
Marie Curie ishte gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel, dy herë në fizikë pastaj në kimi dhe gruaja e parë që dha mësim në Sorbonë.
Historia shkencore e radiumit është e mrekullueshme
Për zbulimin e radiumit, kolegji “Vassar”, Nju Jork, 14 maj, 1921
Mund t’ju them mjaft gjëra për radiumin dhe radioaktivitetin, por do të hante një kohë të gjatë. Por meqë nuk mund ta bëjmë këtë, do t’ju bëj një përmbledhje të shkurtër të punës sime të hershme mbi radiumin. Radiumi nuk është më një foshnje, por i ka kaluar të 20-at, por kushtet e zbulimit ishin paksa të veçanta, dhe kështu ka gjithmonë interes ta kujtojmë dhe ta shpjegojmë.
Duhet të kthehemi në vitin 1897. Unë me profesor Curie punonim në atë kohë në laboratorin e shkollës së Fizikës dhe Kimisi, ku profesor Curi mbante leksione. Unë po merresha me rrezet e uraniumit, të cilat ishin zbuluar dy vite më parë nga profesor Becquerel.
Kalova pak kohë duke studiuar mënyrën si të matja rrezet e uraniumit, dhe më pas doja të dija a kishte elementë të tjerë, duke lëshuar rrezet e të njëjtit lloj. Kështu që nisa punën për të gjitha elementet e njohura, dhe përbërësit e tyre, dhe zbulova se përbërësit e uraniumit janë aktivë dhe gjithashtu të gjithë përbërësit e toriumit, por elementet e tjerë nuk ishin aktivë, dhe as përbërësit e tyre.
Më pas mora masat e mineraleve dhe pashë se disa prej tyre përmbanin uranium apo torium, apo të dyja, ishin aktivë. Por më pas, aktiviteti nuk doli se ishte ai që prisja, ishte më i madh për përbërësit e uraniumit apo toriumit, si oksidet, të cilat përbëhet plotësisht nga këto elemente.
Më pas mendova se këto minerale duhet të ketë elemente të panjohura, duke qenë se kishin një radioaktivitet më të madh se uraniumi apo toriumi. Unë doja t’i gjeja dhe t’i ndaja këto elemente, dhe fillova të punoj me profesor Curie.
Mendonim se do ta përfundonim për disa javë apo muaj, por nuk ndodhi kështu. Na u deshën shumë vite punë të rëndë për ta përfunduar. Nuk kishte asnjë element të ri, por kishte disa. Por më i rëndësishmi ishte radiumi, i cili mund të ndahet në një gjendje të pastër.
Tani, interesi special për radiumin qëndron në intensitetin e rrënjëve, të cilat janë disa milionë më të shpeshta se rrezet e uraniumit. Dhe efekti i rrezeve e bëjnë radiumin të rëndësishëm. Nëse e shohim nga një pikëpamje praktike, atëherë cilësia më e rëndësishme e rrezeve është prodhimi i efekteve fiziologjike mbi qelizat e organizmit njerëzor. Këto efekte mund të përdoren për kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Në mjaft raste janë parë rezultate pozitive. Ajo që konsiderohet veçanërisht e rëndësishme është kurimi i kancerit. Përdorimi mjekësor i radiumit e bën të nevojshme ta marrim atë element në sasi të mjaftueshme. Kështu, një Francë nisi punën një fabrikë radiumi, dhe më vonë në Amerikë, ku mund të gjeni një sasi të madhe minerali, me emrin “carnotite”. Amerika prodhon shumë gram radiumi çdo vit, por çmimi është ende mjaft i lartë për shkak se sasia e radiumit që përmban ky mineral është i vogël.
Radiumi është më shumë se një qind mijë herë më i shtrenjtë se ari. Por nuk duhet të harrojmë se kur radiumi u zbulua, askush nuk e dinte se do të ishte kaq i vlefshëm për spitalet. Puna ishte shkencë e pastër.
Dhe kjo është prova se puna shkencore nuk duhet të konsiderohet nga pikëpamja e përdorimit direkt të saj.
Duhet të bëhet për veten e saj, për bukurinë e shkencës, dhe ekziston gjithmonë mundësia se nga zbulimet shkencore, ashtu si nga radiumi, njerëzimi mund të përfitojë.
Historia shkencore e radiumit është e mrekullueshme. Cilësitë e rrezeve mund të studiohen mjaft afër. Ne e dimë se grimcat nxirren jashtë radiumi me një shpejtësi tmerrësisht të madhe, gati me atë të dritës.
Ne e dimë se atomet e radiumit shkatërrohen nga nxjerrja e këtyre grimcave, disa prej të cilave janë atome heliumi. Dhe në këtë mënyrë është provuar se elementet radioaktive vazhdimisht shpërbëhen, dhe ato prodhojnë si përfundim elemente të zakonshme, kryesisht helium dhe grafit. Siç e shihni, kjo është një teori e transformimit të atomeve që nuk janë të qëndrueshme, ndryshe nga sa besohej më parë, por mund t’i nënshtrohet ndryshimeve spontane.
Kjo është një fushë e gjerë eksperimentimi dhe shpresoj që të përparojmë më shumë gjatë viteve në vazhdim. Është dëshira ime e sinqertë që disa prej jush ta vazhdojnë këtë punë shkencore dhe të kontribuoni vazhdimisht për shkencën me ambicie dhe vendosmëri.