Gruaja në Gjakovë denoncon kunatin në polici, thotë se e ka sulmuar fizikisht

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Një rast i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur dje, e mërkurë, në Gjakovë.

Policia njofton se një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga kunati i cili, i cili sipas saj, është i sëmurë mental.

“Gjakovë 09.11.2022 – 12:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili sipas viktimës është i sëmurë mental”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Viktima ka refuzuar strehimin dhe urdhrin për mbrojtje, ndërsa i dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati.

Të ngjashme