Gruaja nga Obiliqi e raporton në Polici për dhunë fizike djalin e birësuar

Prishtinë | 10 Jan 2024 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Një grua nga Obiliqi ka raportuar në polici se djali të cilin e kishte birësuar është duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Sipas raportit të Policisë bëhet e ditur se raportimi është bërë të martën rreth orës 16:15 në Obiliq.

Palët janë intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se herë pas here ndaj saj ushtron dhunë psikike dhe fizike djali i saj (i birësuar). Palët janë intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet mes tjerash. 

Të ngjashme