Gruaja që festoi ditëlindjen e 112-të tregon sekretin e jetëgjatësisë

Prishtinë | 19 Shk 2024 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Një grua që sapo ka festuar ditëlindjen e saj të 112-të thotë se sekreti i një jete të gjatë është të mos shqetësohesh dhe të qëndrosh e lumtur.

Meire da Silva, e njohur si Dona Dodo, festoi ditëlindjen në shtëpinë e saj të të moshuarve në Lar dos Velhinhos de Maringa, Brazil, më 10 shkurt.

Dona Dodo ka jetuar në shtëpinë e të moshuarve për 27 vjet, e cila ka qenë një ndihmë e madhe për të moshuarit e tjerë që jetojnë atje, duke kontribuar në shërbimet e përgjithshme të shtëpisë.

Irene Malamim, një punonjëse në shtëpi, tha për mediat lokale: “Dodo është një referencë në shtëpi. Dua të them të gjithë e pëlqejnë atë, ajo është e këndshme dhe i pëlqen të bëjë foto. Shumë e qeshur dhe merr pjesë në gjithçka”.

Irene shtoi: “Ajo nuk ka familje. Më pas erdhi në Lar dos Velhinhos, një shtëpi përkujdesjeje afatgjatë. Ajo punoi këtu derisa nuk mundi më dhe sot ajo kujdeset nga të gjithë”.

Ajo tha: “Dodo është një person shumë i përpiktë. Ajo ka enët e saj, nuk ha atë që nuk di çka është. Ajo ka ritualin e saj”.

Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Brazilian i Gjeografisë dhe Statistikave, shteti Parana aktualisht ka 1299 banorë mbi 100 vjeç, raportojnë mediat lokale, shkruan Mirror.

Të ngjashme