Gruaja që ka jetuar 1 vit me tumor, pasi mjekët i kishin dhënë diagnozë të gabuar

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Ka shumë raste nëpër botë ku doktorët japin një diagnozë të gabuar apo neglizhojnë simptomat e pacientëve. Një ndër to është edhe rasti i një gruaje të quajtur Tori Geib.

Ajo thotë se ka pasur dhimbje kronike të shpinës për një vit dhe kishte vizituar 3 reumatologë, të cilët nuk e kishin trajtuar si rast serioz. Doktorët i kishin thënë se janë simptoma anësore të depresionit dhe duhet të vizitohej tek një psikiatër dhe të trajtohej me antidepresantë, steroide dhe barna anti-inflamatore.

Pas një muaji për shkak të një krize që e kishtë pasur, ajo më në fund ishte thënë nga doktorët që ishte në stadin e 4 të kancerit të gjirit, dhe pas skanimeve që i kishte bërë, doktorët panë se tumori ishte shpërndarë edhe në pjesën e shtyllës kurrizore, shkruan Health, transmeton Gazeta Express

“Kur degjova për herë të parë, doja ta përqafoja onkologun, jo se isha e gëzuar që kisha kancer por që më në fund mora një përgjigje dhe një diagnozë të saktë për problemin tim”, tha 32 vjeçarja.

Pacientët të cilët diagnostikohen nga ky lloj kanceri duhet t’i nënshtrohen prcesit kirurgjik për të zvogëluar përmasat e tumorit që shumë lehtë mund të përhapet nëpër vertebra. Vetëm 22% e pacientëve që vuajnë nga kanceri i gjirit mund të shërohen. Ky fenomen i diagnsotikimit të gabuar apo neglizhencës së doktorëve ndodhë në tërë botën, andaj njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për problemet e tyre dhe t’i tregojnë çdo simptomë dhe çdo shenjë të pazakontë, në mënyrë që t’ia bëjë më të lehtë mjekëve për një diagnostikim të saktë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme