Gruaja që kishte frikë nga frutat dhe perimet, shërohet me hipnoterapi

Prishtinë | 06 Sht 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Një grua e cila për më shumë se 20 vjet ka ngrënë vetëm djathë, patate të skuqura dhe makarona për shkak se kishte krijuar frikë nga frutat dhe perimet, është kuruar përmes hipnoterapisë.

33-vjeçarja Jenny Edgar, nuk do të besonte se do të mund të hante diçka tjetër përveç dietës së saj të përditshme. Madje edhe dreka e saj e Krishtlindjes ishte makarona me djath dhe një gotë ujë.

Edgar pasi u fejua vendosi që të përballej me jetën e saj dhe të humbte peshë me konsumimin e ushqimit të shëndetshëm.

Pas gjashtë hipnoterapive, ajo mund të shijoj disa nga ushqimet prej të cilave ka pasur më së shumti frikë.

“Kur isha e vogël haja rrush por i urreja perimet”, tha Edgar, shkruan Fox News. “Derisa po rritesha nuk i prekja zarzavatet dhe haja vetëm djathë dhe makarona sepse e dija që më pëlqenin. Kisha një frikë reale ndaj frutave e perimeve, kështu që nuk e mora as mundin t’i fusja në gojë sepse do më duhet t’i nxirrja prapë jashtë”, përshkruan ajo, transmeton KOHA.

Ajo tregon se ende urren formën dhe pamjen e disa ushqimeve, si lëkura mbështjellëse e pjeshkave ose domatet e lëngshme.

Edgar thotë se ka ndaluar të shkojë në restaurante për të evituar ushqimin nëse nuk do t’i pëlqente.

“Një ditë shkova në shtëpinë e të fejuarit tim për drekë dhe më është dashur të marr ushqimin e gatshëm me vete, makarona me djathë. Ishte me të vërtetë e turpshme. Mendova me vete se nëse nuk e zgjidh këtë çështje tani, atëherë nuk do ta bëjë më kurrë”.

Në sesionin e parë të hipnoterapisë, ajo ka provuar të shijojë pesë fruta.

“Futa një copë ananasi në gojë dhe nuk mund ta besoja shijen. Ishte i shijshëm dhe nuk mund të besoja se kam pritur kaq gjatë për ta ngrënë”, thotë ajo.

Pas disa sesioneve, Edgar ka provuar peshk dhe perime për të cilat pati ndjesinë e njëjtë.

Tani, Edgar po shikon të zgjerojë aftësinë e saj të gatimit dhe madje po planifikon të rrisë perime në kopshtin e saj të shtëpisë.

Të ngjashme