Gruaja që i mbijetoi sulmit të Barcelonës, Londrës dhe Parisit (Foto)

| 18 Gus 2017 | 14:17 | Nga

Julia Monako, 26 vjeçare, thotë se i ka mbijetuar edhe sulmeve të Barcelonës, pasi u kap gjithashtu në sulmet terroriste te Ura e Londrës dhe në Paris.

Siç shkruajnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi, Julia Monako, 26 vjeçe, e cila ishte duke pirë me shokë, kur një fugon u fut në turmën e afërt, duke vrarë 13 vetë dhe duke plagosur më shumë se 100 persona.

Kjo ishte përballja e saj e tretë me terror ndërsa udhëtonte nëpër Evropë këtë vit, shkruajnë mediet.

Gruaja e Melburnit u vendos gjithashtu në bllokadë në një tunel, pasi tre njerëz me thika u vërsulën te Ura e Londrës dhe ishte në Notre Dame në Paris, ditën kur një oficer i policisë ishte therur jashtë katedrales së famshme.

Monako tregoi se si ajo ishte mbyllur në një dyqan në Plaça de Catalyuna, në krye të Las Ramblas, pasi terroristët u vërsulën mbi këmbësorët në rrugën e ngarkuar me turistë, të enjten.

Të ngjashme