Gruaja shtatzënë e denoncon për dhunë në familje personin me të cilin bashkëjetonte, ai i kërkon të largohet nga shtëpia me pesë vajzat

Prishtinë | 25 Qer 2022 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Një grua nga Deçani e ka denoncuar mbrëmë në Polici personin me të cilin është duke bashkëjetuar, me pretendimet se po ushtron dhunë sistematike ndaj saj. Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “SALI ÇEKU” në Deçan.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se viktima ka denoncuar të dyshuarin për dhunë fizike, pas një zënke që kishin pasur gjatë ditës së djeshme.

Si pasojë e zënkës gruaja shtatzënë, është goditur nga partneri i saj, i cili kishte kërkuar nga ajo që të largohet nga shtëpia e tij me 5 vajzat e saj të cilat i ka nga dy martesat e kaluara. Viktima është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës ku ka marr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Pas intervisitimit të viktimës dhe vajzës së saj dëshmitare, viktima është kthyer në shtëpinë e partnerit të saj. Ndërsa i dyshuari pas intervisitimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Të ngjashme