Koordinatori për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda ka shkruar se nga qeverisja e Kurtit, asnjë nga premtimet kryesore që janë dhënë për fushën e drejtësisë nuk janë realizuar.
Padia për gjenocid, Vetingu, Reforma në drejtësi, janë disa nga dështimet e Qeverisë, sipas Grudës, raporton Ekonomia Online.
“PADIA PËR GJENOCID – Është premtuar se do të ngritet padi për gjenocid ndaj Serbisë. Pas 3 viteve mandat, Qeveria nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. Përkundrazi, Kryeministri Kurti është pajtuar për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë e cila parashikon që e kaluara jonë të tejkalohet, dhe po në këtë kohë është përkujtuar vdekja e kriminelit të luftës, Oliver Ivanović dhe është glorifikuar ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq. Nga ana tjetër nuk është thënë asnjë fjalë për të mbrojtur themeluesit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
2. VETINGU – Është premtuar realizimi i vetingut brenda këtij mandati qeveritar, ende nuk ka filluar. Për këtë proces janë shpenzuar tri vite kohë nga Ministria e Drejtësisë pa asnjë rezultat. Komisioni i Venecias ka gjetur shumë vërejtje në Koncept Dokumentin për Vetingun dhe amandamentet kushtetuese të përgatitur nga kjo ministri. Puna për realizimin e vetingut ka filluar vetëm para pak muajve, pasi është themeluar Komisioni i Posaçëm Parlamentar për këtë proces, i propozuar nga PDK”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
TRI VITE DËSHTIM TË QEVERISË KURTI NË DREJTËSI
Sot është tre vjetori i zgjedhjes së Qeverisë Kurti II. Asnjë nga premtimet kryesore që janë dhënë për fushën e drejtësisë nuk janë realizuar.
1. PADIA PËR GJENOCID – Është premtuar se do të ngritet padi për gjenocid ndaj Serbisë. Pas 3 viteve mandat, Qeveria nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. Përkundrazi, Kryeministri Kurti është pajtuar për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë e cila parashikon që e kaluara jonë të tejkalohet, dhe po në këtë kohë është përkujtuar vdekja e kriminelit të luftës, Oliver Ivanović dhe është glorifikuar ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq. Nga ana tjetër nuk është thënë asnjë fjalë për të mbrojtur themeluesit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
2. VETINGU – Është premtuar realizimi i vetingut brenda këtij mandati qeveritar, ende nuk ka filluar. Për këtë proces janë shpenzuar tri vite kohë nga Ministria e Drejtësisë pa asnjë rezultat. Komisioni i Venecias ka gjetur shumë vërejtje në Koncept Dokumentin për Vetingun dhe amandamentet kushtetuese të përgatitur nga kjo ministri. Puna për realizimin e vetingut ka filluar vetëm para pak muajve, pasi është themeluar Komisioni i Posaçëm Parlamentar për këtë proces, i propozuar nga PDK.
3. REFORMA NË DREJTËSI- U premtua reformimi i sistemit të drejtësisë, ndodhi e kundërta. U ulën pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë kundër-kushtetuese dhe në kundërshtim me standardet e Komisionit të Venecias.
3. SKANDALI I ZHDUKJES SË MOSTRAVE TË RASTIT DEHARI – Historia e keqpërdorimit të vdekjes tragjike të Astrit Deharit ka vazhduar edhe këto tri vite sa LVV është në pushtet. Premtimi për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti është mbuluar nga skandali i zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë. Asnjë sqarim për këtë skandal dhe asnjë dorëheqje, e mbi të gjitha asnjë hap i bërë për të zbardhur të vërtetën e plotë të këtij rasti.
4. LUFTA KUNDËR KRIMIT DHE KORRUPSIONIT – Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Transparency International tregoj për korrupsionin qeveritar dhe për mungesën e luftës kundër krimit. Pas tri viteve ende nuk është miratuar Strategjia Kundër Korrupsionit.
5. SHKELJET E KUSHTETUTËS- përgjatë tri viteve Qeveria Kurti ka shkelur disa herë Kushtetutën e Kosovës, dhe kjo tashmë është bërë normë pune.
6. NDERHYRJET NË DREJTËSI- Kryeministri Kurti dhe Minustrja Haxhiu kanë nderhyrë vazhdimisht në punën e organeve të drejtësisë përmes deklaratve publike, sulmeve ndaj prokurorëve dhe mbrojtjës së njerëzve të tyre të korruptuar.